6 Shtator, 2019

Video e ëmbël e Besit me Ajkën teksa luajnë së bashku në oborr, mami Xhensila po…


Ka kaluar një vit që kur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, u bënë prindër për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Ata herë pas here publikojë momente me të voglën e tyre, por vetëm me rastin e 1-vjetorit të lindjes, i zbuluan portretin vogëlushes.

Së fundmi, Xhensila ka ndarë një video të ëmbël në “Instastory”, ku shfaqet aktori i njohur me Ajkën, të cilët argëtohen të dy në oborrin e shtëpisë.

Besi e mban në krahë vajzën teksa vrapon rreth e rrotull, duke e bërë të duket sikur Ajka po fluturon. Ndërsa mami Xhensila që po filmon këtë moment të bukur të babait me të bijën, dëgjohet teksa buzëqesh.

© Panoramaplus.al