4 Shtator, 2022

VIDEO/ Dy ditë para koncertit, Rita Ora mbërrin në Shqipëri


Rita Ora ka mbërritur në Shqipëri!

Artistja ka publikuar një video në ‘TikTok’ ku shihet duke u bërë gati dhe ndodhet në një ndër hotelet më të njohura në Tiranë.

“Gjejeni pak se kush bëri promon e parë në Shqipëri!!! Unë!! Shkojmë”- shkruan Rita ndërsa kërcen nën ritmet e këngës që ka vendosur në sfond.

 

@ritaora Guess who’s got their first day of promo in Albania!!! Me!! Let’s go!! ?? #fyp #foryoupage ♬ Pink Venom – BLACKPINK

Ylli do të mbajë një koncert në Tiranë në 6 shtator dhe artistja duket se do të kalojë dy ditë në kryeqytet. Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’.

Herën e fundit që Rita ka performuar në kryeqytet ka qenë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që përkon me vitin 2012. Këngëtarja bukuroshe sapo kishte publikuar hitin e saj R.I.P që i dha famë ndërkombëtare dhe pak më vonë e performoi këtë këngë edhe në Tiranë duke emocionuar publikun.

Rita e ka dëshmuar shpeshherë se është krenare për originën e saj. Jo vetëm përmes promovimit që i bën në rrjetet sociale por edhe duke ndihmuar njerëzit në nevojë në Kosovë e Shqipëri. Ajo është shumë e lidhur me vendin e saj, kulturën dhe artin.

Kujtojmë se në vitin 2012 ajo ka xhiruar në Kosovë këngën që Rita publikoi për t’i treguar të gjithë botës origjinën e saj. E po ashtu, në EP e saj të fundit të publikuar në 2021, Rita u shfaq e veshur me veshje me motive kombëtare të stiluara nga Valdrin Sahiti.

© Panoramaplus.al