Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka tërhequr së fundmi vëmendjen e publikut teksa po shijon prej disa ditësh tashmë pushimet e saj në Greqi.

Në rrjet po qarkullon një video e artistes ku ndodhej në një nga koncertet e ish-partnerit të saj Sin Boy, ku shfaqet duke kërcyer dhe kënduar nga larg këngën e tyre ‘Gigi’.
@editzz_nati21 Bestcouple?#foryoupage #viralvideo #rinabalaj? #cllevioserbiano44 #kozakbraci1 #hajdeshqipee #fypシ #djonisbibaofficial #getinjo #finem #dafinazeqiri #sinboy #ledrivula #noizyking #noizy #sinboyforever #rinabalaj #elvanagjata #ylllimani #heartattack #cocacola #bestcoupl #shqipe ♬ original sound – ayoo.nat1?
Kaq ka mjaftuar dhe fansat kanë shpërthyer në komente, ku mendojnë se dyshja janë rikthyer bashkë. Dhe pse nuk dihet ende nëse ata i kanë dhënë një tjetër shans njëri-tjetrit, disa javë më parë Rina u shpreh se në jetën e saj nuk ka asnjë mashkull dhe se me Sin Boyn ata ruajnë vetëm marrëdhënie pune.
“Nuk jemi bashkë, e kam thënë që në fillimit dhe vazhdoj ta them se unë dhe Sin Boy vetëm punojmë bashkë. Nëse na shihni bashkë është sepse kemi punë. Nuk e kam bërë me qëllim të keq, u bë shumë virale nuk e di pse, por ishte për mbështetje”, u shpreh këngëtarja.


