Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është përballur me një incident ndërsa po performonte para një numri të madh fansash.

Atistja me origjinë shqiptare po performonte për turneun e saj, “Future Nostalgia”, kur i ra mikrofoni nga dora dhe “u zhduk” mes turmës.
Teksa vazhdonte të këndonte dhe kërcente ajo u afrua drejt fansave duke kërkuar mikrofonin por nuk e gjeti dhe vazhdoi të performojë pa të, deri sa dikush nga stafi i një solli një tjetër.
Videoja është shpërndarë nga një pjesëmarrëse e koncertit në Twitter, ku këngëtarja, po performonte këngën e saj “New Rules” përpara se të hidhte mikrofonin në turmë.
Dua lost her mic ?? @DUALIPA pic.twitter.com/iZU1gCrKj3
— Monster Moo Stan ? (@DemeSoRad) March 3, 2022
Ylli i popit, filloi turneun e saj, në mbështetje të albumit Future Nostalgia. Kujtojmë se këtë të mërkurë, një grup reggae nga Florida i quajtur “Artikal Sound System” ngriti një padi kundër saj për shkelje të të drejtave të autorit, duke pretenduar se ajo kopjoi këngën e tyre “Live Your Life” në hitin e saj “Levitating”.
© Panoramaplus.al
