
Dojna Mema dhe Vlashent Sata shumë shpejt do bëhen prindër për herë të parë por rreth lidhjes së tyre ka ende detaje të pazbuluara për publikun.
Gjatë kësaj kohe, Dojna është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në “Instastory” disa video nga muajt e parë të lidhjes së tyre. Çifti kanë shkuar me pushime në Turqi dhe taksisti nuk dinte anglisht. Në videon në fjalë, Vlashenti shihet teksa flet shqip dhe shkëmben batuta. Kështu këngëtari ka nisur të bëjë humor dhe ka bërë për vete moderatoren.
“Ja kështu më ka bërë për vete”-ka shkruar Dojna në një nga videot. Ata janë njohur gjatë një interviste, ku Dojna ndonëse e kishte pushim, shkoi në punë vetëm për të intervistuar Vlashentin.
Disa muaj më parë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Teksa kanë treguar se po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës.
© Panoramaplus.al
