Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj Travis Baker së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Lajmin e ëmbël e ka zbuluar vetë modelja disa ditë më parë gjatë koncertit të Baker me Blink-182 ne Los Angeles.

Mirëpo së fundmi çifti kanë zbuluar edhe gjininë e të voglit të tyre.
Teksa organizuan një festë së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre, dyshja zbuluan se së shpejti do të bëhen prindër të një djali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli televiziv ndërsa publikoi një video në rrjetet sociale.
Në video shfaqet Kourtney e ulur në prehërin e Travis, i cili i bie baterisë teksa zbulojnë gjininë e bebit dhe shpërthejnë në puthje pasionante.
Kujtojmë që dyshja muaj më parë kanë shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë së bashku në spektaklin e familjes së sa të famshme “Hulu”.
Ky do të jetë fëmija i katërt për Kardashian, e cila ka tre fëmijë nga ish-bashkëshorti i saj Scott Disick, Mason, Penelope dhe Reign.

Gjithashtu dhe Barker ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler: Djalin Landon, Alabama dhe Atiana.

© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

