5 Dhjetor, 2018

VIDEO/ “Dita e madhe”, Lorik Cana zbulon pjesë nga filmi autobiografik


Jeta dhe karriera e Lorik Canës vjen në një film autobiografik për publikun shqiptar. Dita e sotme përkon edhe me ditën e premierës së filmit. Për këtë ish-kapiteni i kombëtares sonë ka lajmëruar dhe me një postim në rrjetin social “Instagram”, madje duke zbuluar edhe disa pjesë nga filmi.

Filmi dokumentar do të jetë një histori e treguar nga ai dhe njërëz të afërm të tij. Ky projekt është realizuar nga Andi Deçka.

 

View this post on Instagram

 

BIG Day!!! 1st screening “LORIK” @andidecka

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

Filmi nis me pamje të Gjakovës, duke na kthyer në fëmijërinë e ish-futbollistit teksa shkonte pas topit të futbollit. Më tej,  zbulohen një e nga një sukseset e Canës në fushën e gjelbërt si,  transferimi i vështirë te PSG, kalimi i bujshëm te Marseille e deri te Sunderland, Galatasaray e Lazio.

Nuk kishte si të mungonte edhe periudha më e bukur e karrierës, pikërisht Kombëtarja Shqiptare përmes imazheve të rralla të shfaqura.

© Panoramaplus.al