Sekretarja e shtetit në Britaninë e Madhe, Suella Braverman, u bë një nga emrat më të lakuar në vendin tonë disa kohë më parë. Kjo për shkak të deklaratave të saj virale, ku i cilëson më shumë se një herë shqiptarët si “kriminelë.”

Reagimet e shqiptarëve ishin nga më të ndryshmet: Postime në rrjete sociale, deri edhe në protestë në rrugët e Londrës.
Mirëpo një reper shqiptar ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të “sulmuar” deklaratat e Braverman. OG Merks, emri i vërtetë i të cilit është Bledar Ramaj, ka publikuar një video muzikore në TikTok, në të cilën ai thyen një ekran televiziv që tregon Suella Braverman duke folur për emigracionin e shqiptarëve në Londër.
OG Merks, reper shqiptar në Londër ku ka mijëra ndjekës, duket se është tallur me goditjen e qeverisë ndaj kontrabandistëve të njerëzve dhe abuzimit të supozuar të shqiptarëve ndaj ligjeve. Reper shihet në video i shoqëruar me disa burra të veshur me kapuç duke përdorur një makinë bankare për të numëruar paketat e kartëmonedhave prej 20 £, ndërsa Sekretarja e Brendshëm dëgjohet duke u thënë deputetëve për një operacion të madh ndërkombëtar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) kundër bandave.
@banditat_official #OmMerks #marcofromtropoja #comingsoon #london #banditat #albniancriminal #bandabutuesi ♬ original sound – banditat_official
Më tej, në videon të cilës i ka bërë jehonë edhe prestigjozja “The Telegraph”, ai u thotë burrave të maskuar që të vendosin volumin në televizor përpara se ta thyejnë atë, kur nga ana tjetër Braverman flet për rritjen e numrit të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe se “shumë prej tyre” po abuzojnë me ‘ligjet moderne të skllavërisë’ për të qëndruar në vend.
Titulli i këngës është “Marco from Tropoja” me emrin e një personazhi shqiptar në filmin Taken ku Liam Neeson luan rolin e një babai, vajza e të cilit është rrëmbyer nga kreu i bandës i quajtur Marco nga Tropoja. Ramaj ka lindur në Tropojë, një qytet në veri të Shqipërisë, përpara se të vinte në Britaninë e Madhe.
Për shumë mund të jetë diçka që i bën ‘krenarë’, por videoja është kritikuar për stereotipizimin e shqiptarëve dhe dhënien e një shembulli të keq për të rinjtë shqiptarë. Ramaj ka më shumë se 4,800 dëgjues mujor në Spotify dhe 2,500 ndjekës në YouTube.
© Panoramaplus.al
