Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri prej kohësh është në qendër të vëmendjes së medias rozë, ku shkak është bërë romanca me biznesmenin Kreshnik Gjergji.

E teksa shpesh herë artistja publikon foto të ëmbla krah partnerit të saj në rrjetet sociale, dyshja tashmë janë parë dhe për herë të parë në publik.
“Indeksonline” ka siguruar pamje nga aeroporti i Prishtinës ku çifti janë parë duke i kapur duart njëri-tjetrit.
Kujtojmë që Dafina iu dha fund zërave teksa fillimisht publikoi një foto ku shfaqej e përqafuar me biznesmenin të cilit nuk ia bëri të ditur identitetin
Por nuk vonoi shumë dhe ajo publikoi foton e plotë duke konfirmuar kështu romancën e saj më të re. Madje më parë Dafina kishte publikuar dhe disa foto po tek i njëjti vend ku ka pozuar me partnerin, teksa krahas tyre ajo vendosi mbishkrimn: “Date Night”.
© Panoramaplus.al

