4 Janar, 2022

VIDEO/ Ç’po ndodh në Big Brother? Thyhen rregullat, zarfi i zi i paralajmëron me dënim, por banorët VIP shtangen. Reagon edhe Arbana Osmani


Një zarf i zi në shtëpinë e Big Brother ka paralajmëruar banorët VIP se njëri prej tyre do të marrë një dënim në spektaklin e të martës. Kjo për shkak se ka thyer një nga rregullat e vendosura më parë dhe ka dhënë informacione nga jashtë, për më tepër tendencioze.

Zarfi i lexuar nga Arjola Demiri ka habitur jo pak banorët. Ka qenë Sarah Berisha ajo që fillimisht ka menduar se bëhet fjalë për të. Por kur zarfi nuk përmendte emra, ajo është tërhequr duke thënë: “Nuk ka rëndësi, mendova se isha unë. Po nuk ka emër aty?”.

“Banorë, Vëllai i madh ka vendosur që të dënojë një prej jush për shkak se ka thyer një prej rregullave kryesore që është dhënia e informacioneve nga jashtë. Për më tepër informacioneve tendencioze. Se cili është banori do të zbulohet nesër”, shkruhet në zarfin e zi.

Ndërkohë që kjo nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së publikut. Një komentues ka shkruar në profilin e Arbana Osmanit duke treguar se është pikërisht Meridiani ai që ka dhënë informacione.

“Shpresoj nesër të flitet për informaiconet që dha Meridiani”.

“Fli iher sonte”, i përgjigjet Arbana.

arbana meridiani

© Panoramaplus.al