Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku shkakton të qeshura sa herë që shfaqet në ekran.

Ai ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Why not”, ku moderatorja e njohur Roza Lati i shpalli atij një sfidë publikisht.
Olsi dhe Roza duhej që të performonin dhe imitonin disa artistë të njohur shqiptarë. I pari që e nisi sfidën ishte Olsi ku duhej të imitonte Era Istrefin te kënga “Bon Bon”.

E askush nuk e priste, por aktori shkoi pranë moderatores e cila ishe e ulur në kolltukun e bardhë dhe bëri pak sekonda kërcim “lap dance”.

“Nuk ma merrte mendja se do e bëja edhe këtë”, ka thënë ai pas performancës.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
