24 Gusht, 2023

Upss! Mos vallë Selena Gomez sapo thumboi Justin Bieber me veprimin e saj të fundit? (Video)


Selena Gomez ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj me anë tën jë videoje të sajën në TikTok, ku mendohet se ishten je thumbim për ish-partnerin Justin Bieber i cili është i martuar me modelen Hailey Bieber tashmë.

Në videon e postuar ‘Tik Tok’, ajo bëri skenën e famshme të hapjes të serialit të famshëm ‘Sex and the City ‘kur Samantha Jones, e luajtur nga Kim Cattrall, i përgjigjet një telefonate nga i dashuri i saj i martuar, duke thënë: “Përshëndetje! Ka mbaruar, i thashë gruas sime [për ne]!”,ndërsa ajo e pyeti, “kush është ky?”

Dhe pjesë e këtij trendi u bë dhe këngëtarja e cila e imiton më së miri aktoren dhe rrjeti ka ‘shpërthyer’ në komente ku fansat mendojnë se Selena sapo thumboi haptazi çiftin.

Kujtojmë se ndarja e Justin dhe këngëtares në vitin 2018 ishte një nga më të bujshmet, pasi dy muaj më vonë artisti vendosi të kurorëzonte dashurinë në martesë me modelen Hailey.

 

@selenagomezSingle Soon this Friday!♬ original sound – Selena Gomez

© Panoramaplus.al