9 Gusht, 2022

(VIDEO) Butrint Imeri i llastuari i vajzave/ Gjesti i veçantë i fanses ndaj këngëtarit në koncert


Një gjë e dimë me siguri, Butrint Imeri është këngëtari i preferuar i vajzave.

Autori i hitit “Dale” numëron një numër të madh fansash, sidomos të gjinisë femërore të cilët e ndjekin kudo në koncerte.

Përpos mbështetjes dhe dashurisë, vajzat nuk kursehen edhe të “përkujdesen” për idhullin e tyre kur kanë mundësinë.

Së fundmi është bërë viral një moment gjatë koncertit të Butrintit, ku një fanse i fshin djersët këngëtarit. Imeri ndodhej i ulur pranë publikut, moment të cilin famsja e ka shfqytëzuar për ti tharë djersët që e kishin mbuluar.

Më gjeste, këngëtari e ka falenderuar vajzën.

Kujtojmë që një javë më parë Butrint Imeri ka anuluar koncertin që e paralajmëroi për fansat e tij në Kosovë.

Pak ditë më parë këngëtari zbuloi se kishte vendosur t’i surprizojë fansat e tij me një koncert në qendër të Prishtinës, që do të organizohej falas.

Pas skandalit seksual një vit më parë, Butrint Imeri përballet me tjetër akuzë - Për Shqipërinë

Mesa duket artisti ka menduar t’i kënaqë fansat e tij dhe ti ‘shpërblejë’ për dashurinë dhe përkrahjen e madhe që i kanë dhënë. Arsyeja e këtij vendimi sipas këngëtarit ishte pamundësia e krijuar nga shkaqet teknike dhe organizative.

Arbresh info

© Panoramaplus.al