Britney Spears i ka mahnitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke kënduar një version të ri të hitit të saj të vitit 1998, “Baby One More Time”.

“Nuk e kam shfaqur zërin për një kohë jashtëzakonisht të gjatë … ndoshta shumë gjatë ??♀️,”- u shpreh Spears, në mbishkrimin e saj të gjatë në Instagram përgjatë videos që tregon divën duke kënduar në një dhomë me ndriçim të dobët.
“Dhe këtu jam unë duke luajtur në shtëpinë time, me një version tjetër të ‘Baby’,” shtoi ajo.
Ajo vazhdoi të shpjegoi se sa shumë dëshironte të publikonte një interpretim të përditësuar të këngës së albumit të saj debutues me të njëjtin emër, por që planet e saj u penguan nga konservatori i saj 14-vjeçar , i cili u ndërpre në nëntor 2021.
View this post on Instagram
“Epo, unë kam kërkuar atë që kam dashur për 14 vjet… një version tjetër të ‘Baby’– shkroi artistja.
Këngëtarja e “Stronger” gjithashtu iu drejtua fansave të cilët me shumë siguri do t’i thoshin asaj të rikthente këngën: “Pssss ju thoni shko ribëje tani pas 14 vitesh që kërkova dhe e tregova. Është tepër vonë ⏰… Siç thashë, më shkatërruan ??♀️??♀️.”

![]()

