7 Janar, 2022

VIDEO/ Beniada ‘ulërin’ teksa bën dush, kërkon ndihmë nga Romeo Veshaj. Aktori në rrjetet sociale: Do ia pres veshët Donaldit që të ngacmon


Modelja Beniada Nishani ka rënë pre e ngacmimeve që bën aktori Donald Veshaj me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo ka qenë duke bërë dush në oborr kur Donaldi është afruar dhe ka dashur t’i hedhë miell.

Beniada ka “ulëritur” duke tentuar edhe ta lagë Donaldin, ndërsa ka kërkuar ndihmë nga vëllai i aktorit, Romeo Veshaj.

Kujtojmë këtu që binjaku i Donaldit, tek letra surprizë për vëllanë ka shprehur simpati edhe për Beniadën.

Romeo nuk ka vonuar dhe ka ripostuar në faqen e tij në Instagram momentin kur Beniada kërkon ndihmën e tij dhe shkruan.

“Do ja pres veshet ketij Donaldit, qe te ngacmon ty @iambeniada ??”.

Ndërkohë menaxhuesi i profilit të Beniadës në Instagram ka komentuar: “? vet i the po ka nevoje per ndonje gje te te thote.”

b88e1ba4-4e3c-4d68-a460-4cc46cb7abc7 1ba5fa9f-0984-4e62-8a5b-eaab31ad34fc beni-400x133

© Panoramaplus.al