Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar se do të sjellë projektin e saj të ri muzikor këtë të premte.
“Family” mban titullin kënga e saj e re, e cila do të vijë në bashkëpunim me DJ David Guetta, Ty Dolla dhe Sign dhe A Boogie Wit Da Hoodie.
Ajo ndërkohë po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Jo të rralla janë rastet kur Rexha publikon edhe ndonjë imazh me përmbajtje provokuese.
Një gjë të tillë e ka bërë në videon e fundit të publikuar në TikTok, ku shihet teksa provokon me lëvizje, por ndihet ne siklet per shkak te dekoltese.
© Panoramaplus.al
