28 Shtator, 2023

VIDEO/ “Ashtu vazhdo”- Nuk përmbahet Megi Pojani, i mëson konkurrentit të Për’Puthen si të bëj kërcim erotik


Megi Pojani mbetet një nga vajzat më me pak komplekse në botën e showbizit shqiptar.

Kohët e fundit ajo ka marrë rolin e moderatores në emisionin e dashurisë “Për’Puthen”, ku nuk kanë munguar  as kritikat ndaj saj.

Por duket se diçka e tillë është shumë pak e rëndësishme për moderatoren, e cila ka postuar gjatë ditës së djeshme një video në Instastory, ku shfaqet duke i mësuar një kërcim erotik njërit nga djemtë e Për’Puthen.

Kujtojmë që Megi Pojani u bë virale pak muaj më parë kur iu publikua një video ku ajo bënte “twerk” mbi varrin e stërgjysheve të saj. Po ashtu ajo mbetet një nga personazhet që merr shumë kritika nga fansat në rrjetet sociale.

 

@newsmedia.albania21 #megi #megipojani #perputhen #tirane #topchannel #cut #viral #fyp ♬ original sound – newsmedia.albania21

© Panoramaplus.al