Jak Knight, një komedian ‘stand-up’, shkrimtar dhe aktor i njohur për punën e tij në ‘Bust Down’ , ‘Big Mouth’ dhe ‘Pause With Sam Jay’ , ka ndërruar jetë të enjten mbrëma në Los Anxhelos në moshën 28-vjeçare.

Së fundmi është zbuluar edhe shkaku i vdekjes së komedianit Jak Knight pas një autopsie nga Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut të Los Anxhelosit.
Shkrimtari, aktori dhe komediani u gjet në Los Anxhelos të Kalifornisë të enjten i plagosur me armë zjarri, sipas një raporti të mjekëve, i siguruar nga “People.” Sipas raportit 28-vjeçari është vetëvrarë.
Lajmi për vdekjen e komedianit u bë i ditur nga familja e Knight.
“Jemi të shkatërruar nga vdekja e Jak Knight”, thuhet në një deklaratë të lëshuar për EW nga Peacock dhe UTV. “Ai ishte një komedian i shkëlqyer, vizionar dhe artist dhe ne të gjithë ishim me fat që përjetuam madhështinë e tij. Zemrat tona janë me familjen, miqtë dhe komunitetin e Jak-ut gjatë kësaj kohe të rëndë.”
Nga ana e filmit, komediani kishte përfunduar së fundmi xhirimet në debutimin regjisorial të Chelsea Peretti , First Time Female Director , ku interpretojnë edhe Peretti, Amy Poehler dhe Megan Mullally .
Në vitet e tij të hershme në industri, Knight, i cili ishte me origjinë nga Seattle, ishte një shkrimtar në serialin e animuar të Fox 2013 Lucas Bros. Moving Company dhe si redaktor ekzekutiv i tregimeve në një sezon të Black-ish.
© Panoramaplus.al
