22 Korrik, 2022

“Vetëm pak më kuptojnë”/ Çfarë nuk shkon në raportin e Ronela Hajatit me njerëzit?


Siç ka treguar edhe vetë, ‘Eurovision’ Ronela Hajatit përveç lumturisë i ka shkaktuar edhe shumë stres dhe ka përjetuar ditë të vështira. Ronela është përballur me komente negative dhe kritika nga shumë njerëz, një pjesë e të cilave e kanë konsideruar performancën e saj si “vulgare” dhe “jo të denjë”.

Gjithë presioni dhe mungesa e mbështetjes, sipas saj, i kanë shkaktuar një gjendje emocionale dhe psikologjike të trazuar. Vetë ajo ka treguar se: “Nuk e keni idenë sesa shumë kam qarë kur mbërrita në Tiranë… Gjithsesi kemi tre jave që vetëm qajmë nga emocionet dhe tani mori fund!”

Në një status të shpërndarë në Instastory ajo shkruan: “Në fakt ka pak njerëz që më kuptojnë mua.” Këtë status e ka pasuar nga një postim tjetër ku shkruhet: “Unë jam edhe dikush që shëron, edhe që dëmton. Unë ndihmoj çdo njeri që mundem, por në fund nuk mund të shëroj veten time.”

Ronela ka qenë së fundmi në një festival në Spanjë ku duket se është pritur shumë mirë nga publiku. Ajo solli në skenë një version të ri të këngës “Sekret” teksa u shfaq e veshur me një set ngjyrë blu dhe portokalli. Teksa ka publikuar një video nga performanca e saj në Madrid, Ronela ka sjellë në vëmendje kritikat që mori gjatë ‘Eurovision”. Ajo shkruan se askush nuk u mor me veshjen e saj dhe nuk nxori justifikime për të gjetur diçka keq. Në shkrimin e saj në Instagram, artistja shkruan se ‘Sekret’ i bëri edhe një herë tjetër të këndojnë.

“Në fakt dje nuk u mor njeri as si isha veshur as nuk shpikën 100 justifikime për të gjetur patjetër diçka keq… Po në fakt jemi në Spanjë dhe si kudo në Europë çdo përfaqësues i shtetit pavarësisht çdo lloj rezultati kanë pasur suportin pozitiv të mediave gjjthmonë! Nejse , versioni i ri i “SEKRET” i bëri dhe njëherë tjetër njerëzit të këndojnë shqip!”-shkruante ajo.

Shumë gjëra i ka sjellë “Eurovision” Ronela Hajatit, përveç finales ku nuk arriti të kualifikohej.  Një prej tyre janë dhe fansat e shumtë në shtetin spanjoll. Kjo dhe jo vetëm duket se i ka ngjallur dëshirën Ronelës të dojë të jetojë në Spanjë. Të paktën kështu ka lënë ajo të nënkuptohet në një status në Twitter. Këngëtarja ka shkruar: “Dua të jetoj në Spanjë, mirupafshim!” Kaq ka mjaftuar të krijojë aludime nëse ajo po mendon vërtetë largimin nga Shqipëria apo është thjeshtë një dëshirë e këngëtares por jo në planet e afërta.

© Panoramaplus.al