Robin dhe Marigona Krasniqi pak ditë më parë janë bërë për herë të parë prindër të një djali.

Modelja së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto ku tregon se është rikthyer në shtëpi. Mes të tjerash Marigona ka ndarë gjithashtu edhe një foto të trupit të saj pas lindjes.

Ajo ka pozuar para pasqyrës ku ajo që bie në sy janë linjat perfekte që ajo ka ruajtur edhe pas shtatzënisë.

Sapo mirëpriti djalin e tij në jetë, Robin Krasniqi ndau disa foto me të birin dhe Marigonën duke shkruar se i është realizuar ëndrra më e bukur në jetë.
“Falenderimi i takon Zotit! Sot unë u bëra Babë! Zoti ma mundësoj që të kem nga sot një Djalë.. Ma mundësoj që ëndrren më të bukur në jetë, ta realizoj dhe ta përjetoj, e sot e mbaj në duart e mija për herë të parë dhe nuk ju besoj syve të mi…Ndjenja më e bukur në jetë, e që më bënë të dal nga vetja, ishte takimi i parë me ty, kur ti pash sytë e tu për herë të parë zemra ime, unë tani jamë i përmbushur”-shkroi ai.
Robin ka zbuluar gjithashtu për ndjekësit dhe emrin e veçantë që i ka vendosur vogëlushit. Boksieri ndau në Instagram foton e ëmbël ku shihet duke mbajtur në krahë djalin e tij të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Meyson.
“Të dashur Miq, më lejoni të ju falënderoj përzemërsisht për urimet tuaja, për lindjen e Djalit tonë, Meyson Robin Krasniqi. Ne ju përshëndesim nga zemra dhe ju urojmë gjithë të mirat”.– shkroi ai krahas fotos.

Robin dhe Marigona prej kohësh kanë nisur një romancë dashurie që u përfol mjaft shumë edhe në shtypin rozë. Pak muaj më parë ata zbuluan se janë zyrtarisht të martuar. Çifti, të cilët bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Gjermani.


