Në maj të këtij viti, këngëtarja e njohur Blerina Braka solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo lindi një djalë që e quajti Edeil.

Blerina duket se i është dedikuar plotësisht rritjes së djalit. Në postimet që ka bërë në rrjetet sociale, këngëtarja është munduar që të ruajë privatësinë e tij.

Por mesa duket ajo ka hequr dorë nga ky vendim. Së fundmi Blerina na ka prezantuar për herë të parë me vogëlushin e saj.

Ajo ka publikuar një fotografi në profilin e saj në “Instagram” ku shfaqet duke mbajtur në krahë Edeilin, të cilin e ka veshur me rroba sportive. Vogëlushi është vetëm 5-muajsh.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
