Ai është një nga aktorët më të mirë të humorit shqiptar. Bëhet fjalë për Florian Binaj, i cili me rolet e tij në “Portokalli” ka rrëmbyer zemrat e publikut.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, ku ka folur për punën dhe familjen e tij. Gjatë intervistës Flori u shpreh se vajza është një imituese shumë e mirë e tij.
“Për pikturën ende nuk e kanë trashëguar talentin, ndoshta është herët për ta thënë. Por është vajza që më imition mua, policin. Është vetëm 4 vjeçe ndërsa djali 2 vjeç”, shprehet Binaj.
Aktori i njohur tha se në kohën e lirë pikturon në punë, pasi në shtëpi nuk e lënë fëmijët. “Në kohën e lirë merrem me pikturë. Pikturoj brenda Portokallisë, në orarin e punës se nuk më del koha në shtëpi. Nëse i hap bojërat në shtëpi do vijnë vajza dhe djali e do fillojnë të ‘pikturojnë’”, përfundoi ai.
© Panoramaplus.al
