8 Mars, 2019

Vetëm 3 javë pas lindjes së djalit, Elita Rudi duket në super formë (FOTO)


Moderatorja Elita Rudi ka vetëm tre javë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe partneri i saj, Gjiko janë prindër të një djali që i kanë vënë emrin Zëri.

Ajo qëndroi shumë pak kohë larg vëmendjes së ndjekësve në rrjetet sociale, për t’u rikthyer sot me një video të re.

Elita shfaqej në superformë e veshur me një bluzë në ngjyrë të gjelbër dhe të zezë. Moderatorja filmonte veten teksa ecte ndërsa dhuroi edhe një buzëqeshje për fansat e saj.

© Panoramaplus.al