Robert De Niro dhe Tiffany Chen morën pjesë në premierën e filmit të tij të ri ‘Killers of the Flower Moon’ më 20 maj. Për këtë ngjarje, fituesi i Oskarit kishte veshur një kostum dhe kravatë, ndërsa e dashura e tij kishte veshur një fustan të zi.

Të dy ishin ndër yjet e shumtë në premierë, të cilët përfshinin gjithashtu regjisorin e filmit Martin Scorsese dhe yjet Leonardo DiCaprio, Lily Gladstone, Jesse Plemons, Tantoo Cardinal, Cara Jade Myers, JaNae Collins dhe Jillian Dion.

Dhe ky nuk ishte i vetmi event që morën pjesë në festivalin francez të filmit. De Niro dhe Chen u ndalën gjithashtu në festën e ‘Vanity Fair x Prada’.
Dalja vjen rreth dy javë pasi De Niro zbuloi për ‘ET Canada’ se ai kishte mirëpritur fëmijën e tij të shtatë. Aktori, 79 vjeç, më vonë konfirmoi për Gayle King në ‘CBS Mornings’ se ai dhe Chen mirëpritën vajzën Gia Virginia Chen-De Niro më 6 prill.
De Niro gjithashtu ka dy fëmijë Drena dhe Raphael nga martesa e tij e parë me Diahnne. Binjakët Aaron dhe Julian nga lidhja e tij e mëparshme me Toukie Smith; dhe dy fëmijë Elliot dhe Helen nga martesa e tij e mëparshme me Grace Hightower.

© Panoramaplus.al

