Roani është djali i reperit të njohur Majk dhe Majlinda Zekës. Ai është një ndër fëmijët më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, ku ka fituar fansat e tij të cilët presin me padurim që Majlinda të publikojë foto të Roanit.

Ndërkohë në një video të publikuar së fundmi, vogëlushi shfaqet në makinë, me kapuç në kokë, teksa dëgjon muzikë rep.
E ajo që u ka bërë përshtypje të gjithëve është fakti që ai e ndjen aq shumë muzikën, saqë nis të tundë kokën e të kërcejë nën ritmet e saj. Kjo video tregon se Roan pasionin për muzikë e ka të trashëguar nga i ati.


