Një ditë më parë, Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vajzën që e pagëzoi me emrin Hana.

Lajmin e gëzueshëm e bëri të ditur vetë Mozzik, i cili postoi një foto të ëmbël me të bijën, e gjithashtu i shprehte gjithë dashurinë.

Edhe Loredana vendosi që nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram” të tregojë se pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë. Ajo njëkohësisht zbuloi edhe dëshirën e saj më të madhe.

“Pra, miqtë e mi! Vajza ime Hana është këtu. Më duhet ta pranoj se jam personi më i lumtur në botë. Nuk e di se cili është qëllimi juaj në jetë, por i imi ka qenë gjithmonë të formoja një familje. Kam punuar shumë përgjatë gjithë vitit, ndërsa Hana fshihej në stomakun tim dhe nuk kisha dëshirë që ju të dinit se në fakt po përjetoja një ndjesi krejtësisht ndryshe sepse doja të fokusoheshit tek puna ime. Mendoj se gjithçka fillon me Hanën dhe do përfundoj gjithmonë me të, si gjëja më e rëndësishme që kam në jetë. Gjithmonë kam ëndërruar të kem familjen time dhe tani ëndrra m’u kthye në realitet. Faleminderit Zotit dhe të gjithë ju që më bëtë të ndihem mirë përgjatë shtatzënisë edhe përse unë nuk tregova asgjë. Pra, dua të theksoj se 2019 do të jetë viti im! 2018 ishte vetëm një shije. Falenderoj bashkëshortin tim Mozzik, je më i miri në botë. Hana lindi me 18 dhjetor 2018”, shkruan në postimin e saj në “Instagram”.

Ndërsa ditën e sotme, Loredana nuk ka duruar pa publikuar imazhin e plotë të së bijës së sapolindur. Aty, Hana duket se po flenë bashkë me të atin Mozzik, që duket se pas orëve të gjata pa gjumë po dremit.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
