Tayna është kthyer në një prej figurave më të njohura e më të komentuara në showbiz-in shqiptar.

Reperja ka arritur që të mbledhë një numër të madh fansash në profilin e saj në “Instagram”.
Ndjekësit e saj e komplimentojnë për pamjen si dhe për format fizike, duke e konsideruar si një nga femrat më seksi.

Por së fundmi është publikuar një fotografi e Taynas, që me siguri nuk keni për ta njohur. Reperja shfaqet gjatë fillimit të adoleshencës, me flokët natyralë të kthyer nga një anë dhe pa tualet, duke u dukur mjaft ndryshe nga ç’e shohim tani.


