1 Nëntor, 2022

Veshja e Dafina Zeqirit në klipin e fundit “e vjedhur”?


Dafina Zeqiri pritet që së shpejti të vijë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Alban Skënderaj.

‘’Copa copa’’ titullohet kënga, ndërsa e kanë paralajmëruar përmes një fotoje që me gjasë është realizuar në prapaskenat e videoklipit.

Dyshja shihen të veshur me ngjyrë hiri dhe duken mjaft bukur.

Por në sy ra kombinimi i Dafinës, që ishte i parë edhe më herët. Bëhet fjalë për modelen e njohur amerikane Lori Harvevy, e cila me veshjen që duket se ka inspiruar Dafinën, u paraqit në sfilatën e Michael Kors në New York.

Si çdo vajzë edhe këngëtarja duket se ‘xhelozon’ për partnerin e saj, madje Dafinës nuk i pëlqen as që t’i afrohen atij. Së fundmi artistja ka publikuar një video ‘funny’ ku tregon se si i dashuri i saj duhet të takohet me vajzat.

Videoja është një pjesë e shkëputur nga filmi i Mr.Bean ku tregon aktorin dhe një vajzë e cila i afrohet atij për ta takuar por ai e largon dhe i jep vetëm dorën. “Si mendoj un se duhet t’i takojë i dashuri im vajzat”- shkruhej ne video

© Panoramaplus.al