14 Mars, 2019

Vesa Luma zbulon një pjesë nga kënga më e re, do t’ju “thyej” zemrën kur ta dëgjoni (VIDEO)


Këngëtarja e njohur Vesa Luma që kur u kthye në Kosovë, pas qëndrimit të saj në Zelandën e Re, paralajmëroi fansat se po përgatitej t’i rikthehej tregut muzikor.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një copëz nga kënga më e re e titulluar “S’paska qenë e shkrume”.

Nga ajo pak pjesë që ka publikuar Vesa, kuptojmë se flitet për një baladë dashurie, e cila do t’ju “thyej” zemrën kur ta dëgjoni. Ndërkohë këngëtarja shfaqet duke ecur drejt një pianoje të vendosur në natyrë.

 

View this post on Instagram

 

Coming soon @denik_prizreni ? #spaskaqeneeshkrume

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on


Në këtë projekt, Vesa vjen në një bashkëpunim me këngëtarin Denik Prizreni.

 

© Panoramaplus.al