26 Shtator, 2019

Vesa Luma ‘ujë dhe sapun’, jep një mesazh shumë domethënës (Video)


Ajo është një nga këngëtaret e dashura për publikun shqiptar. Ajo jeton prej dy vitesh në Zelandën e Re së bashku me familjen e saj.

Këtë herë këngëtarja ka vendosur që me anë të një videoje në “Instagram”, ku shfaqet e qeshur dhe pa make-up,  të na japë një mesazh shumë domethënës.


“Nëse nuk ka paqe brenda vetes, njerëzit nuk mund të ta japin atë. Bashkëshorti nuk mund të ta japë atë. Fëmijët e tu nuk mund të ta japin atë. Ti duhet t’ja japësh vetes tënde. Duaje veten”, shkruan Vesa në krah të videos.

 

© Panoramaplus.al