26 Janar, 2019

Vesa Luma tregon arsyen e martesës në distancë me Big Bastën


Këngëtarja Vesa Luma është kthyer sërish bionde. Ajo vazhdon të qëndrojë në Prishtinë, pavarësisht se bashkëshorti i saj Big Basta ndodhet në Zelandën e Re.

Pak orë më parë, këngëtarja duket se ka treguar edhe arsyen që po e mban në Prishtinë, larg partnerit. Me një foto ku shihet mjaft tërheqëse, Vesa Luma paralajmëron një projekt të ri muzikor që do të publikohet shumë shpejt dhe tregon look-un që do të ketë në klipin e ri.

Në sy bie rikthimi te flokët biondë, pas eksperimentit që bëri Vesa me flokët rozë. Në dhjetor, Vesa njoftoi se do të rikthehet me një këngë të re pas disa muajsh shkëputjeje nga muzika dhe tekstin do e shkruajë bashkëshorti i saj.

Në atë kohë, ajo publikoi një bisedë me partnerin në “Instastory”, duke shkruar: “Kur e shkrin Big Basta tekstin e këngës, edhe akuzat i pranojmë me kënaqësi”.

Me sa duket, koha erdhi që ajo të prezantojë projektin e ri të shumëpritur nga të gjithë. Kujtojmë që Vesa Luma dhe Big Basta janë prindër të një djali nga martesa e tyre.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al