Mesa duket të famshmit shqiptarë janë bërë pak nostalgjikë për fëmijërinë e tyre.
Fillimisht ishte këngëtari Bruno ai që publikoi në “Instastory” një foto ku ai shfaqej kur ka qenë i vogël.

Më pas këngëtarja e njohur Elhaida Dani postoi në “Instagram” një fotografi të vitit ’96 që i ka rizgjuar shumë kujtime.

Ndërkohë pak minuta më parë ka qenë këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Vesa Luma, e cila ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një video të 23-viteve më parë.

Në video ajo shfaqet teksa këndon këngën e saj të parë, e cila mesa duket i ka dhënë shumë fat që të nisë një karrierë mjaft të suksesshme me shumë këngë që tashmë janë kthyer në hite.
Gjithashtu videoja është një kujtim mjaft i veçantë për të pasi është së bashku me babanë e saj.
View this post on Instagram
“#Vesaluma 23 years ago challenge? #1996 Sa shume kujtime nga kenga ime e pare.. Dhe nje nga te rrallat video ku jemi bashke me babin i cili shihet duke me percjell me vemendje lart mbi skene?? Qysh atehere kishim deshire te eksperimentonim duke fut ne kang pak hip hop per te qene ne hap me trendin?
E me e forta jane lulet e famshme qe kane qene nje ndjeje teper e mire..
#imissyoudad #memories #feelingnostalgic”, shkruan Vesa bashkëngjitur me videon ku ajo shfaqet fëmijë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
