Këngëtarja e njohur Vesa Luma mesa duket ka lënë Zelandën e Re ku ka jetuar këtë vit me djalin dhe bashkëshortin e saj Big Basta. Ajo ka disa ditë që është kthyer në Prishtinë.

Luma ka një lajm të bukur për fansat, pasi ka zbuluar se gjatë qëndrimit në vendin e saj ka edhe një program që do të transmetojë në radio.
Vesa ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku u tregon ndjekësve se do të fillojë prezantimin e një programi në një radio në kryeqytet.

“Jam e lumtur që gjatë kohës që do të qëndroj në Prishtinë, do të rifilloj programin që më ka dhënë një energji tepër te mirë #GlamGold, çdo të shtunë dhe të dielë nga ora 12:00 deri në orën 13:00. Falemderit nga zemra @glamradio që ma besuan ëeekendin për të qenë ma afër me ju, me hitet me të njohura ndër vite..jom shume exited qe më ne fund do të komunikojmë bashkë’, ka shkruar këngëtarja në foto.

Këngëtarja ka mbërritur bashkë me djalin në Kosovë, ndërsa nuk dihet nëse i shoqëron Big Basta apo nëse qëndrimi është i përkohshëm.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
