7 Gusht, 2021

Vera mbush trupin me vitaminë D, rrit nivelet e serotoninës në tru dhe shton dëshirën seksuale


Fotos-tumblr-na-praia_-Inspire-se-em-mais-de-50-fotos-criativas-e-originais

Dielli, deti, trupat e nxirë me aromë kremi dielli për t’u çlodhur në shezllonet janë sfondi i verës. Dhe me këtë imazh të bukur, në verë, humori erotik dhe dëshira seksuale ngrihen. Për çfarë arsye? Për shkak se vera mbush trupin tuaj me vitaminë D, e cila rrit nivelet e serotoninës në tru, dhe që nga ana tjetër, rrit dëshirën seksuale (thotë Dr. Nadkarmi, një mjek në Shkollën Mjekësore të Harvardit).

Dhe një bonus veror – kur trupi shkëlqen me djersë (pa erë të keqe!), atëherë bëhet seksualisht më i dëshirueshëm, na thonë studiuesit!

Një arsye tjetër që nivelet e epshit rriten gjatë verës është fakti që njerëzit dalin nga rutina e tyre e përditshme, relaksohen dhe vijnë në kontakt me dëshirat e tyre…

*Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor- Burimi: Revista Psikologjia

 

© Panoramaplus.al