7 Mars, 2019

Venera Lumani jep lajmin e bukur për Lindin: Fëmijët e tu do jenë krenarë për ty (FOTO)


Dy këngëtarët e njohur Venera Lumani dhe Lind Islami janë padyshim një ndër çiftet më të njohur të showbizit shqiptar. Ata gjithashtu janë mjaft të dashur edhe për publikun.

Venera dhe Lindi thuajse në çdo dalje publike janë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe prej disa kohësh kanë nisur të bashkëjetojnë.

Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikojnë foto e video si nga jeta profesionale ashtu edhe ajo private. Madje ka raste kur ata edhe i bëjnë dedikime të veçanta njëri-tjetrit, siç ka ndodhur edhe së fundmi me mesazhin e bukur të Venerës për Lindin.

 

View this post on Instagram

 

Shihemi sonte Live ne Instagramin tim dhe te @lind_islami. Ora 20:00… Nga shtepia jone ne shtepite tuaja per nje virtual music session. ???

A post shared by ?????? (@veneralumani) on


Këngëtarja ka zbuluar për fansat se bashkëshorti i saj i ardhshëm, përveç se këngëtar, ka edhe një tjetër profesion si arkitekt.

“Burrit tim të ardhshëm. E di që ti ke zgjedhur të jesh modest për arritjet e tua në profesionin kryesor, por në këtë moment, ti duket të ndihesh krenar për veten arkitekti im i dashur. Të dua shumë, fëmijët e tu do të jenë krenarë për ty”, janë fjalët që Venera ka zgjedhur për të uruar Lindin për arritjet e deritanishme.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al