Babai i këngëtares së njohur Lady Gaga, Joe Germanotta po drejton kauzën kundër qindra emigrantëve që po jetojnë në të njëjtën lagje me të në New York, duke pretenduar se ata po abuzojnë me banorët që ndodhen aty.

66-vjeçari jeton në The Pythian në Upper West Side, ndërsa streha e 500 emigrantëve ndodhet poshtë rrugës së hotelit Stratford Arms i cili tani është shndërruar në një strehë për ata.
Gjatë një interviste për “New York Post” ai ka treguar se rrugët janë të mbushura me festa, prosituta dhe sjellje jo të mira të emigrantëve.
Germanotta gjithashtu tha se pothuajse, 2,300 migrantë mbërrijnë në Big Apple çdo javë, duke varfëruar edhe më shumë qytetin.
“Tani janë 500 emigrantë që jetojnë në atë konvikt. Pikërisht atëherë filloi gjithë kaosi. Në mëngjes sheh prostituta që dalin nga ndërtesa. Pjesa më e keqe është natën. Zhurma fillon rreth orës 22:00 dhe zgjat deri në 4 të mëngjesit, duke kënduar, kërcyer dhe duke garuar me motorçikleta.
Vendosni sigurinë e duhur, të kemi një patrullë policore dhe një rregull sepse ata janë mysafirë në lagjen tonë, por mesa duket ata kanë marrë në zotërim atë.”– tha babai i yllit të muzikës pop.
Ndër të tjera Germanotta u shpreh se asnjë nga banorët e UWS nuk u njoftua për strehën që do ndërtohej për emigrantët, dhe sipas tij plehrat që tani ata hedhin mbushën trotuaret që dikur ishin të pastra.
© Panoramaplus.al
