Kryeministri irlandez Leo Varadkar është regjistuar sërish në regjistrin e mjekëve për të ndihmuar personelin mjekësor gjatë krizës së koronavirusit.

Varadkar ka punuar si mjek në spital para se të përfshihej në politikë. Ai u largua nga profesioni si mjek në vitin 2013, një vit para se të emërohej ministër i shëndetësisë.
Por ai u regjistrua sërish si mjek muajin e kaluar, sipas Irish Times. Gjithashtu edhe mjekëve të tjerë që kanë dalë në pension apo që kanë lënë profesionin iu është bërë apel që të regjistrohen si mjekë sërish për të ndihmuar gjatë pandemisë.
Varadkar, 41 vjeç, ka lindur në Dublin dhe është djali i një mjeku indian dhe një infermierje irlandeze.
Në Irlandë numri i të vdekurve ka shkuar në 158. Ndërsa vetëm të dielën ishin 21 viktima nga koronavirusi.
© Panoramaplus.al
