7 Mars, 2022

Vello, lule, jelek antiplumb, kryebashkiaku kurorëzon çiftin nga fronti i luftës në Ukrainë


Ndonëse lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon edhe ditën e sotme, një çift ukrainas ka vendosur që të martohet.

Lesia dhe Valeri u martuan shumë pranë vijës së luftës në Kiev në një ceremoni ku ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim zakonisht pasi  ata nuk kishin veshur vello dhe kostum, por uniformë ushtarake ukrainase.

Në dorën e Lesias, dukej se mbante një tufë me lule ashtu siç e do zakoni.

Ajo dhe partneri i saj u shfaqën në shoqërinë e kolegeve të cilët këndonin këngët e zonës së Kievit, dhe dukeshin mjaft të lumtur.

Fotot dhe video nga kjo “ceremoni” u bënë virale në rrjet, pasi ishte një pamje aspak e zakontë.

Çifti janë shprehur se kurrë nuk kishin dashur të martoheshin në këtë formë dhe ndihen mjaft të mërzitur që në vend se të festonin me familjarët e tyre, do të marrin në dorë armët për të luftuar kundër Rusisë.

 

 

© Panoramaplus.al