
Vëllai i Chris Rock, Tony Rock, mendon se shuplaka famëkeqe e Will Smith në ‘Oscar’ u shkaktua nga lidhja e gruas së tij Jada Pinkett Smith dhe Tupac Shakur.
Katër muaj pasi Will Smith i shtangu të gjithë duke goditur Chris Rock në ‘Oscar Awards 2022’ në mars, incidenti është ende një temë diskutimi. Së fundmi, vëllai i Rock-ut, Tony Rock, u shfaq në podkastin ‘Top Billin’ me Bill Bellamy, ku ndau mendimet e tij për shuplakën e bujshme.
Kur Bellamy e pyeti Tonin nëse mendonte se Will Smith ishte i zënë ngushtë nga shakaja e Chris-it për gruan e tij, Jada, ai u përgjigj me: “Jo”.
“Ai nuk ishte në siklet, të gjithë e panë, ai qeshi i pari,“- tha komediani. “Pra, kjo nuk është diçka e sikletshme, ai po qeshte.”
“Në kohën kur ata u përqendruan te vëllai im dhe u kthyen te Will, ai tashmë po ecte. Ndoshta ishte për shkak të reagimit të Jada-s.” Toni gjithashtu tha se Will mund të ketë qëlluar me shuplakë vëllain e tij, sepse aktori gjithmonë shqetësohej duke u etiketuar si “i butë” dhe se gruaja e tij, Jada, vazhdon të flasë për lidhje e saj të kaluar me Tupac.
“Unë mendoj se shuplaka ishte grumbullimi i gjithë shuplakave të marra nga ai ndër vite,” shpjegoi ai. “Ai e tha vetë, ai gjithmonë e urrente emërtimin i butë’. Ai është i butë, Jada nuk do ta lërë Tupac të vdesë, ka gjithmonë diçka për të thënë për Tupac dhe vajza e tij Willow Smith e pëlqen Tupac. Dhe nuk po them gjëra familjare që njerëzit nuk i dinë… këto janë gjëra që të gjithë i dinë. Jada flet zakonisht për Tupac, marrëdhënien e saj me Tupac,” shtoi ai. “Si një burrë i martuar me këtë grua, ai thotë: “Dreqin a nuk mjafton ajo që po bëj?””
Toni gjithashtu pranoi se Will mund të ishte inatosur me shakatë e mëparshme të Chris për të dhe gruan e tij, të cilat mund ta kenë shtyrë superyllin e Hollywood të sulmonte vëllain e tij. Por shtoi se Will duhet të kishte folur me Chris në prapaskenë për shakanë e tij.
Duke lënë mënjanë komentet e Tony Rock, shuplaka e Oscarit do të jetë përgjithmonë një moment i trishtuar në historinë e transmetimit televiziv të Çmimeve të Akademisë.
© Panoramaplus.al
