11 Shkurt, 2019

“Veç ta arrij atë ditë”, Ardit Gjebrea emocionohet me pyetjen e të bijës


Marrëdhënia e Ardit Gjebreas me të bijë është kaq e bukur dhe e drejtpërdrejtë.

Madje shpeshherë, moderatori i dashur për publikun shqiptar vendos që të ndajë me ndjekësit e tij disa momente të ëmbla që krijohen mes tij dhe Anna-s.

Në “Instastory” ai ka postuar së fundmi një moment të veçantë që ka pasur me të bijën. Ajo e ka pyetur se kush do ta shoqërojë drejt altarit.

Arditi ka treguar se dëshiron shumë të vijë ajo ditë kur ai të martojë vajzën e tij.

“Anna: Babi, ti do më shoqërosh mua kur të martohem? Mendova: Veç ta mbërrij atë ditë!”, shkruan Arditi në postimin e tij.

© Panoramaplus.al