Elon Musk ka folur si rrallëherë për vdekjen e fëmijës së tij të parë, i cili vdiq nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave në moshën 10 javëshe në vitin 2002.

“Fëmija im i parëlindur vdiq në krahët e mi”, shkroi Musk në Twitter. “Ndjeva rrahjet e tij të fundit të zemrës. Nuk kam mëshirë për askënd që do të përdorte vdekjen e fëmijëve për përfitime, politikë apo famë”. Teksa rrëfeu përvojën e tij, Elon adresoi polemikën e ndalimit të llogarisë së konspiracionistit Alex Jones, i cili postoi në Twitter dhe tha se të shtënat me armë në shkollën “Sandy Hook” në Amerikë, ishin lajme të rreme.
My firstborn child died in my arms. I felt his last heartbeat.
I have no mercy for anyone who would use the deaths of children for gain, politics or fame.
— Elon Musk (@elonmusk) November 21, 2022
Jones akuzoi qeverinë amerikane se ndihmoi në inskenimin e një ngjarje tronditëse, si të shtënat me armë në një shkollë fillore si dredhi për të ndaluar shtetasit amerikanë të mbanin armë. Nga të shtënat, gjetën vdekjen 20 fëmijë nga 6-7 vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit. Jones u ndalua gjithashtu përgjithmonë nga disa platforma kryesore të teknologjisë, duke përfshirë Facebook dhe YouTube, si rezultat i shkeljes së kushteve të tyre të shërbimit.

Musk e ka quajtur më parë veten si një “absolutist i fjalës së lirë” dhe ka premtuar se do të rishikojë politikat e moderimit të përmbajtjes së Tëitter, pasi mori nën kontroll gjigantin e mediave sociale muajin e kaluar në një marrëveshje me vlerë 44 miliardë dollarë.
© Panoramaplus.al

