Aurela Hoxha prej disa kohësh është zhvendosur për të jetuar dhe për të punuar në Spanjë së bashku me partnerin e saj misterioz.

Modelja e njohur ka treguar se ka zgjedhur të jetojë atje për shkak të punës, ndërsa rrëfeu detaje nga romanca e saj.
“Nuk jam vetëm dhe nuk dua të them që kjo është arsyeja që më mban në Spanjë sepse kudo që të jem do ishim bashkë. Për momentin jemi atje sepse unë po punoj. Bëra këtë zgjedhje për shumë arsye. Doja të bëja dicka tjetër, në Shqipëri kam filluar punë shumë e vogël dhe i kam provuar pothuajse të gjitha,“- tha Aurela Hoxha, e ftuar ne “Pushime On Top”.

Ajo gjithashtu foli edhe për planet për martesë, duke thënë se dëshiron të bëjë një dasmë të madhe tradicionale shqiptare.
Megjithatë, shtoi se mënyrën e organizmit të dasmës do ia lërë në dorë partnerit të saj.

“Në 2020 kemi pasur shumë plane por nuk u realizuan. Unë vdes për një dasmë të madhe shqiptare. Jam e cuditshme, sepse në të njëjtën kohë dua një dasmë private, në plazh. Kur të vijë momenti le ta zgjedhë partneri, ta zgjedhë ai më mirë dhe do bie dakord sepse jam femër e bindur,”- shtoi modelja.

Gjithashtu, Aurela Hoxha zbuloi edhe dëshirën për tu bërë nënë.
“Mendoj se disa gjëra janë të shkruara, i di Zoti. Mendoj se momenti kur do bëhesh mami, është një gjë aq e vecantë saqë sado ta planifikosh një forcë më e madhe se ne e ka planifikuar momentin që do vijë në jetë. Është I mirëseardhur kurdo që të jetë. Nuk e shoh as të largët dhe as të afërt,”– tha ajo.
/Panoramaplus.al



