5 Shtator, 2022

Vazhdon merkatoja, Eliona Pitarka zbulon ku do ta shohim këtë sezon të ri televiziv (FOTO)


Shtatori nis me ndryshime të mëdha në televizione, pasi çdo sezon i ri rezervon surpriza përsa i përket figurave që do na shoqërojnë në vazhdim në ekrane.

Një tjetër personazh i njohur që do të nisë një aventurë të re, larg emisionit që jemi mësuar ta njohim është Eliona Pitarka. Aktorja disa ditë më parë zbuloi se nuk do të jetë më pjesë e Klanifornias, ku së fundmi ka publikuar disa foto teksa gjendet në zyrat e televizionit “MCN”.

Kështu zgjodhi Pitarka t’i përgjigjej pyetjes së ndjekësve të saj se ku do ta shohim pasi u largua nga Klani. Ndonëse është akoma mister se cili do të jetë roli i Elionës në këtë televizion. Megjithatë aktorja ka ngacmuar fansat e saj duke u shprehur: “Kush e gjen se çfarë do bëj në MCN është i/e ftuar.”

Kujtojmë që pak muaj më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, publikoi më në fund për herë të parë asokohe foto me të.

Eliona dhe partneri i saj mirëpritën në jetë vajzën e tyre Galën, ndërsa aktorja zbuloi edhe planet për një fëmijë të dytë.

© Panoramaplus.al