Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka arritur që të krijojë një veshje për reperen me famë botërore, Cardi B.

Nga postimet në profilin e tij në “Instagram”, vihet re se Valdrini ka realizuar një fustan të zi për reperen, e cila e ka veshur për një spot publicitar.

E sigurisht që kjo është një arritje e madhe profesionale për stilistin, i cili nuk e ka për herë të parë eksperiencën e të veshurës së një ylli ndërkombëtar.
Kujtojmë se në ndarjen e çmimeve në “Brit Awards 2019”, Sahiti veshi dy këngëtaret e njohura të grupit “Little Mix” dhe ato u vlerësuan si ndër të veshurat më bukur.


