Këngëtarja e njohur shqiptare, Valbona Mema ishte një ndër konkurentët “Big Brother Vip 2”.

Ajo hoqi dorë nga çmimi i madh për të qëndruar pranë motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Së fundmi gjatë një interviste për “Pushime On Top”, Valbona ka rrëfyer më shumë rreth eksperiencës së saj në këtë reality show.
Këngëtarja tregoi se gjërat që i mungonin më shumë nga eksperieca në “BBV” janë përqafimet dhe falenderimet që ajo merte nga banorët.
“Më ka marrë malli për gatimet, të cilat banorët i hanin dhe më falenderonin. Më ka marrë malli për gjithçka, për përqafimet, për të mirat dhe të këqijat e tyre”, u shpreh Valbona.
–
© Panoramaplus.al

