10 Janar, 2022

“Vajzat duhet ta marrin shembull Trixën”- Parashuta i kujtoi Donald Veshajt ditëlindjen e Bora Zemanit, reagon Alban Ramosaj: Është provokuar nga jashtë, por …


Moderatorja e njohur, Bora Zemani festoi të dielën 30-vjetorin e saj të lindjes. Dhe fansat e saj s’kanë hezituar t’ia kujtojnë këtë detaj ish të dashurit të saj, Donald Veshajt, i cili ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

donald veshaj beatrix

Ata kanë dërguar një parashutë në BBV ku shkruhej: “Dashuria kurrë nuk duhet të jetë një sekret, 9 janar”.

Pas kësaj, aktori i ka shpjeguar të dashurës së tij, Beatrix Ramosaj kuptimin e kësaj date dhe këngëtarja e ka mirëkuptuar Donald Veshajn.

“Është historia jote. Është një gjë që e ke jetuar, është pjesë e jotja. Mërzitem për budalliqe këtu, jo për gjërat jashtë”, tha ajo gjatë bisedës me aktorin, me të cilin nisi romancë gjatë qëndrimit në BBV.

Beatrix-donald

Ndërkohë që “trekëndëshi”, Bora, Donald, Beatrix është komentuar mjaft në mediat rozë dhe ka qenë temë diskutimi e ndjekësve të BBV, Alban Ramosaj ka qëndruar në heshtje deri të dielën.

Vëllai i Beatrix Ramosajt reagoi në një postim në InstaStory, ku ndau me ndjekësit pjesë nga biseda e motrës së tij me Donald Veshajn mbi parashutën me datën e lindjes së Bora Zemanit.

beatrix ramosaj

Alban Ramosaj u shpreh se me mbështetjen dhe mirëkuptimin që i dha Donald Veshajt, Beatrix Ramosaj tregoi që është një shembull i mirësisë dhe se gocat e shoqërisë sonë duhet ta marrin shembull.

donald-beatrix

 “Nuk para postoj mbi këtë temë…. në fakt se kam bërë kurrë më parë por e ndjej ta bëj këtë herë. Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimin etj., etj.”? Këtu shihni një nga ato momente. Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e sa, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që s’po ju futem se… gjatë… Kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam. Jam krenar për ty Trix! <3  Luaneshës s’kanë çfarë i bëjnë, mbetet në Throne”, shkroi këngëtari.

alban ramosajScreenshot_2-27Beatrix-alban-ramosaj-bbvBeatrix-alban-ramosaj-bbvbeatrix nenabeatrix donald2beatrix donald7beatrix ramosaj (10)beatrix ramosaj (18)beatrix ramosaj (11)beatrix ramosaj (12)beatrix ramosaj (15)beatrix ramosaj (2)beatrix ramosaj (1)

© Panoramaplus.al