14 Korrik, 2023

Vajza po ndjek gjurmët e saj në muzikë, përlotet Merita Halili: Sa herë shoh vajzën të këndojë më kujtohen…


Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Merita Halili ka bërë një rrëfim të ndjerë për karrierën e saj së bashku me bashkëshortin dhe vajzën, ku është përlotur teksa tregonte fillimet e saj.

Capture

Teksa ishte e ftuar në ‘Ftesë në 5’, artistja tha se vajza e saj Rea po ndjek gjurmët e së ëmës, pasi ka trashëguar talentin për të kënduar muzikën popullore qytetare shqiptare edhe pse ka vendosur që studimet t’i mbarojë për jazz.

Për Meritën fakti që ta shohë vajzën e saj në recitale e prek shumë, pasi i kujton periudhën kur dhe ajo ka qenë e re në skenë.

“U emocionova sepse babai dhe nëna kur kanë ardhur në recitalin e parë, kam qenë 16 vjeç, më thoshte mami që babi kishte shumë emocione kur më shihte mua. Ndërkohë unë përjetoj Rean me atë sensin e kritikës, si do këndojë a është e intonuar. Por ardhja në Tiranë më kujton gjithnjë prindërit që nuk jetojnë më”, tha mes lotësh ajo.

© Panoramaplus.al