16 Korrik, 2021

Vajza e virgjër e “Përputhen” në një lidhje dashurie por i mban të fshehtë identitetin! Sindi Loci tregon arsyen: Nëse bëj çdo gjë publike tani…


Sindi Loci mori famë si “vajza e virgjër” e Përputhen. Ajo tregoi hapur në emision se nuk kishte kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale dhe se ishte në kërkim të një mashkulli.

Por ajo doli nga programi single dhe dashurinë e gjeti jashtë ekranit. Megjithatë Sindi Loci ka vendosur të mos zbulojë identitetin e tij dhe fansat ishin kuriozë të dinin arsyen.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet: “Pse s’tregon të dashurin kur ke qenë në një program dashurie dhe të kanë parë 1 milion shqiptar?”

Ish-konkurrentja e “Përputhen” u shpreh se për momentin dëshiron të shijojë lidhjen e saj “pa asnjë sy rreth e rrotull dhe mbase më vonë mund ta tregojë identitetin e tij”.

 “Pikërisht sepse e di shumë mirë se si është nëse bëj çdo gjë publike tani. Më vonë mbase. Për momentin dua të shijoj çdo moment pa asnjë sy rreth e rrotull’’, – u përgjigj ajo.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al