17 Tetor, 2018

Vajza e Sabianit “çmend” rrjetin me foton me bikinit e vogla (FOTO)


Keisi Medini është kthyer tashmë në një nga modelet më të njohura e më të komentuara nga publiku shqiptar.

Gjatë periudhës së verës, vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, ishte shumë e komentuar pasi tërhoqi vëmendjen me fotografitë provokuese nga pishina.

Ndërsa së fundmi modelja i ka kthyer sërish të gjithë sytë nga vetja me foton që ka postuar në “Instastory”. Ajo shfaqet duke pozuar para pasqyrës e veshur me bikini të zeza të vogla që i tregojnë format perfekte trupore.

Në foto ajo shkruan se i mungon vera, dhe e shoqëron shkrimin me një emoji të mërzitur për këtë fakt.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al