24 Nëntor, 2022

Vajza e Marinës dhe Getoarit feston 1-vjetorin, reperi e uron me fjalë të ndjera


Një vit më parë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë.

marina vjollca1

Ata mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin Marget. Sot, vogëlushja ka bërë një vjeç dhe në këtë ditë speciale, nuk ka munguar një urim me fjalët më të bukura nga reperi i njohur.“Jeta e Babës, kur erdhe në jetë ti, unë u linda për së dyti. Tani kur shoh buzëqeshjen tënde ëngjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jetë, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me të gjitha pengesat qe vijnë e shkojnë gjatë rrugës. Babi do jetë gjithmonë këtu për ty bija ime!Gëzuar ditelindjen e paç jetë të gjatë e të lumtun ëngjëlli im!”, shkruan reperi.

View this post on Instagram

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)

Para një jave Marina Vjollca publikoi foton e fundit të shtatzanisë, ajo që bie në sy është fakti që moderatorja ka pozuar nudo duke qenë se njihet si një nga personazhet që më së shumti, ruhet për imazhin e saj nuk ekspozohet shumë ekstravagante në rrjetet sociale apo në daljet e saj publike.

View this post on Instagram

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

© Panoramaplus.al